Babai i Vlasic konfirmon: Djali im tek kjo skuadër e Serie A-së!

Babai i Nikola Vlasic ka bërë të ditur që sulmuesi i CSKA Moscow tashmë është duke u bërë gati për tu larguar nga kjo skuadër.

Kjo deklaratë ka bërë që interesimi për të përsëri të arrijë kulminacionin ku e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë më Italinë.

Bëhet fjalë për Milanin e cila me anë të Paolo Maldinit dhe Ricky Massaras janë duke punuar intenzivisht për transferimin e kroatit.

Babai i Vlasic deklaroi që biri i tij 23 vjeçar është gati për një aventurë të re duke nënkuptuar transferimin në San Siro.

MilanNews bën të ditur që transferimi i sulmuesit pritet ti kushtojë arkës së Rossonerëve diku afro 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here