Goditje surprizë: Milan transferon ish-futbollistin e Interit

Këtë nuk e priste askush, Milan transferon ish-futbollistin e Interit.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara po punojnë për përforcimet e rradhës te Milani dhe Rosonerët kanë disa objektiva në merkato.

Në San Siro pritet të transferohen Ziyech, Florenzi dhe Bakayoko, ndërsa sipas raportimeve të fundit Milan mund ta transferojë edhe ish-futbollistin e Interit.

Siç raporton e përditshmja italiane La Repubblica, Milan është i interesuar për transferimin e Antonio Candrevas.

Pioli e sheh italianin si zëvendësuesin ideal të Castillejos dhe ia kërkuar Maldinit transferimin e tij.

Sampdoria është e gatshme ta lërë të lirë Candrevan, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 2 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here