E bujshme: Castillejo transferohet te rivalët e Milanit

Samu Castillejo largohet nga Milani por jo nga Serie A!

Sulmuesi i Milanit, Samu Castillejo pritet të largohet nga San Siro këtë verë, pasiqë nuk bën pjesë në planet Piolit për sezonin e ri.

Spanjollit i skadon kontrata me Rosonerët në vitin 2023 dhe drejtuesit janë të vendosur ta shesin atë.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Lazio ka shfaqur interesim për transferimin e 26-vjeçarit.

Sarri është në kërkim të përforcimeve në vijën e sulmit dhe e sheh Castillejon si futbollistin e duhur.

Bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim, ndërsa Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Castillejon edhe për 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here