Romelu Lukaku thyen heshjten pas transferimit të tij nga Inter te Chelsea.
Sulmuesi belg ka përshëndetur ish-tifozët e tij me një postim në rrjetet sociale:
“Faleminderit që më keni dashur si të isha një nga ju, kam vendosur të mos ju zhgënjej kurrë asnjëherë që kam veshur fanellën e Inter-it. Shpresoj ta kuptoni vendimin tim, është mundësia e jetës për mua. Ju dua, mbetet gjithmonë interist”, ka shkruar Lukaku.
Në mesazhin e tij, sulmuesi ka ripërshkuar dy vitet interiste:
“Sezoni i parë është mbyllur në mënyrën më të vështirë të mundshme (humbja në finalen e Europa League me autogol të vetë belgut), por më keni dhënë forcën për të vazhduar: kjo është arsyeja pse jemi shpallur kampion të Italisë”.
28-vjeçari ka shpjeguar më pas vendimin për t’u kthyer në Premier League.
“Shpresoj ta kuptoni vendimin për të shkuar te Chelsea. Është mundësia e jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment të karrierës sime është rasti që kam ëndërruar gjithmonë”.