Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e rradhës

Milan ka siguruar goditjen e rradhës në merkato.

Milan është mjaft aktiv në merkato edhe përkundër largimit të Donnarummas dhe Calhanoglut.

Rosonerët kanë transferuar Maignan, Giroud dhe Toure, ndërsa sipas raportimeve të fundit kanë siguruar edhe një tjetër përforcim.

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Roma kanë arritur marrëveshje për huazimin e Alessandro Florenzit. Milan do ta huazojë Florenzin me opsion blerjeje.

Marrëveshja mes Milanit dhe Romës është arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here