Marrëveshja është arritur: Manuel Locatelli ka skuadër të re

Manuel Locatelli ka skuadër të re.

Manuel Locatelli është lojtar më i ri i Juventusit, pasi tashmë marrëveshja është arritur.

Përveç marrëveshjes me Locatellin, Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje edhe me Sassuolon për transferimin e mesfushorit që kishte paraqitje mbresëlënëse në Euro 2020 me Italinë.

Gazetari i njohur italian Fabriozio Romano, raporton se Juventus do të paguaj 35 milionë euro për kartonin e Locatellit, ndërsa italiani do të firmos me Biankonerët kontratë deri në vitin 2026.

Locatelli është nisur drejt Torinos për të kryer testet mjekësore, ndërsa njoftimi zyrtar nga Juventus pritet në ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here