Juventus dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus dhe Barcelona kanë gati bashkëpunimin e rradhës mes tyre.
Sipas mediave spanjolle Juventus dhe Barcelona do të fillojnë bisedimet për një shkëmbim mes Dejan Kulusevskit dhe Ousmane Dembeles.
Kulusevski nuk ka arritur të bind te Juventus dhe Agnelli është i gatshëm ta lërë të lirë.
Dembele nga ana tjetër nuk ka rinovuar ende kontratën e cila i skadon në vitin 2022 dhe Barcelona është e gatshme ta sakrifikoj francezin për Kulusevskin.