Zgjidhja për sulmin: Inter transferon yllin e Bundesligës, nuk është Jovic

Sipas asaj që u raportua nga faqja e internetit Repubblica, Inter tashmë ka gjetur një marrëveshje me Duvan Zapata në funksion të sezonit të ardhshëm, por problemi qëndron tek Atalanta, e cila nuk bie dakord.

Marotta po negocion me Percassi por ai po kërkon shumë dhe kështu Nerazzurri po marrin masa paraprake duke kthyer vëmendjen kah Gjermania.

Sipas Sky Sport, drejtuesit zikaltër po mendojnë gjithashtu për Wout Weghorst në pronësi të Wolfsburg. Holandezi i lindur në 1992 vlerësohen nga gjermanët midis 15 dhe 20 milion eurove.

Weghorst ka shënuar 25 gola sezonin e kaluar, ndërsa në sezonin e ri i dhuroi fitoren Wolfsburgut ndaj Bochum me golin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here