Marrëveshja është arritur: Interi siguron goditjen e madhe

Punë e kryer, Inter ka siguruar përforcimin e madh për sezonin e ri.

Inter është mjaft aktiv në merkato pas largimit të Hakimit dhe Romelu Lukakut.

Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglut, Edin Dzekos dhe Denzel Dumfries, mirëpo nuk mbaron me kaq.

Portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, raporton se Inter ka arritur marrëveshje me Atalantën për transferimin e Duvan Zapatas.

Neroaxurët kishin arritur marrëveshje personale me Zapatan një muaj më parë, mirëpo mungonte akordi me Atalantan.

Për kartonin e Zapatas, Inter do të paguaj 35 milionë euro dhe bonuse për kolumbianin, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodh brenda kësaj jave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here