Nga Anglia ka ardhur lajmi që Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City për të zbarkuar në Serie A tek gjiganti italian.
Jorge Mendes pritet që të jetë iniciator i një transferimi të tillë duke marrë parasysh që edhe Pep Guardiola nuk ka në planet e tij portugezin për sezonin e ri.
Daily Star ka bërë të ditur që skuadra e Milanit po bën gati një ofertë huazimi dy vjeçar ku do të paguajë 17 milionë euro për të dhe pastaj pas dy vitesh ti paguajë edhe 30 milionë të tjera skuadrës angleze.
Rossonerët akoma nuk e kanë zëvëndësuar Hakan Calhanoglun dhe tashmë portugezi ka marrë vëmendjen e plotë nga Paolo Maldini.
Maldini dhe Massara tashmë kanë filluar punën dhe po mundohen që një gjë e tillë të përmbyllet para 31 gushtit.