Shkëmbim spektakolar: Ndombele kalon tek gjiganti italian!

Fabio Paratici ka filluar tashmë një operacion tjetër në Serie A.

Drejtori teknik i Tottenham po përgatitë një shkëmbim për Tanguy Ndombele i cili do të largohet nga Londra gjatë kësaj vere.

24 vjeçari ka kohë që nuk është i kënaqur tek Spurs dhe Paratici tashmë ka bërë gati planin për të larguar atë dhe njëkohësisht do të sjellë një emër të ri.

Bëhet fjalë për Weston McKennie i cili nuk është më në planet e Juventusit dhe këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë më së miri Fabio Paratici.

Ndombele 24 vjeçar, ka qenë një objektiv i Biankonerëve mirëpo atëherë në periudhën e Mourinhos tek Tottenham kishte dështuar transferimi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here