Jo vetëm Correa, edhe ylli tjetër i Serie A tek Inter!

Dëshira e Simone Inzaghit është që të shohë Joaquin Correa nën urdhërat e tij tek Inter.

Por siç po rrjedhin ngjarjet ky nuk do të jetë përforcimi i fundit në sulm për Neroazzurët në gjatë kësaj merkatoje.

Pas lëndimit të Marcus Thuram vëmendja e kampionëve është zhvendosur përsëri në Serie A me një objektiv që kërkohet nga pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha.

Andrea Belotti është emri që zikaltërit po kërkojnë ta bëjnë për vete ditëve të ardhshme, raporton kështu Corriere dello Sport.

Vetë ylli i Torinos ka kërkuar largimin nga kjo skuadër këtë verë dhe është në kërkim të një skuadre të madhe për të garuar në kompeticionet europiane dhe Inter është emri i duhur për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here