Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend që të varë të gjitha shpresat e saj në sulm tek Cristiano Ronaldo për shkak të dyshimeve për largimin e tij.
Për këtë arsye Zonja e Vjetër tashmë ka filluar kërkimin në merkato dhe ka gati emrat e mundshëm që mund të zënë vendin e portugezit ndoshta edhe për këtë sezon.
Mediat italiane kanë bërë të ditur që Biankonerët tashmë kanë bërë gati 3 emra për ta zëvëndësuar sulmuesin nga Madeira nëse ai vendos largimin pas 3 sezonesh të kaluara në Torino.
Bëhet fjalë për Mauro Icardin, Gabriel Jesus dhe Anthony Martial, të 3 këta emra që priten të largohen nga skuadrat e tyre respektive.