Rossonerët me një marsh më shumë: Transferim 52 milionë eurosh nga Premier League!

Pas shumë sezonesh me vështirësi të mëdha skuadra e Milanit është ngritur përsëri në majat e futbollit italian.

Rossonerët do të garojnë edhe në Champions League por gjithashtu synojnë titullin në Serie A edhe pse favorite është përsëri Juventusi.

Por kuqezinjtë nuk po i ndalë asgjë që të tentojnë edhe një blerje të madhe që mund të jetë vendimtare për të gjithë skuadrën në sezonin e ri.

Siç raporton Daily Star, Bernardo Silva 27 vjeçar është një dëshira e madhe e drejtuesve të Milanit dhe tashmë është bërë gati oferta e cila mund të bindë Citizens të heqin dorë nga shërbimet e portugezit.

Milan ka planifkuar një huazim 2 vjeçar ku do të paguajnë 17 milionë euro dhe në përfundim të kësaj marrëveshje Rossonerët do ti japin edhe 35 milionë të tjera skuadrës angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here