Marrëveshja u gjet: Sarri siguron një blerje të re!

Një përforcim i ri për skuadrën e Maurizio Sarri.

Skuadra e Lazios gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur që ka arritur transferimin e mesfushorit të Bordeaux, Toma Basic.

Biankocelestët kishin kohë që kishin arritur një marrëveshje me futbollistin ndërsa ajo me skuadrën franceze u konkretizua gjatë ditës së sotme.

Tashmë nuk ka dyshime, Sarri do të ketë përforcimin që kërkonte në repartin e mesfushës.

24 vjeçari pritet që të firmosë një kontratë 5 vjeçare në Stadio Olimpico me një transferim që pritet të kapë vlerën e 7 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here