I padëshiruar tek Barcelona: Clement Lenglet transferohet tek gjiganti i Serie A!

Clement Lenglet nuk është më një futbollist i rëndësishëm tek Barcelona pas transferimit të Eric Garcia.

Gjiganti spanjoll nuk po llogaritë më në shërbimet e tij dhe i ka bërë të ditur atij që mund të largohet.

Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim të madh për transferimin e qendërmbrojtësit francez.

Jose Mourinho pëlqen shumë këtë futbollist dhe ka kërkuar blerjen e ti duke parë lëndimet e shpeshta të Chris Smalling.

Barca po kërkon ta shesë menjëherë futbollistin ndërkohë që Roma po kërkon një huazim 1 vjeçar dhe pastaj të drejtë blerje për një shifër prej 20 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here