Brekalo lë Wolfsburgun: Transferohet në Serie A!

Brekalo ka shfaqur hapur dëshirën e tij për tu larguar nga Wolfsburg dhe transferimi në Serie A tashmë është më afër se kurrë.

Nga ana tjetër interesimi për Josip Brekalon në Serie A nuk po mungon dhe janë dy skuadra që po garojnë njëra me tjetrën për të siguruar shërbimet e kroatit të lindur në vitin 1998.

Lazio dhe Fioretina kanë shfaqur dëshirë për blerjen e kartonit të tij i cili është një emër që premton shumë në të ardhmen.

Edhe përkundër moshës së re ai ka një përvojë të mëdha në rrafshin ndërkombëtar dhe kjo është arsyeja kryesore pse dy gjigantët italianë po nxitojnë për ta ‘rrëmbyer’ atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here