Përfundon pritja: Antonio Conte rikthehet në krye të detyrës, merr edhe Lautaron me vete!

Pritja e Antonio Contes për të marrë një detyrë të re duket se është shumë afër për të mbaruar.

Kjo për faktin që një skuadër e madhe europiane është duke konsideruar seriozisht emrin e italianit për ta vënë në krye të stolit të tyre.

Bëhet fjalë për Arsenalin e cila po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Mikel Artetas shkaku i formës së dobët të skuadrës tash e sa kohë.

Mirëpo nuk qëndron këtu befasia, pasi Conte i ka bërë të ditur që nëse vjen në krye të skuadrës ai dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij, Lautaro Martinezin.

Argjentinasi është pranë rinovimit me Neroazzurët por nëse vjen një ofertë e majme si në rastin e Lukakus atëherë Marotta do të jetë i detyruar për shitjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here