Arrihet marrëveshja: Odriozola transferohet në Serie A!

Real Madrid ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje huazimi për talentin e tij Alvaro Odriozola, i cili sezonin e ri do ta vazhdojë në Serie A.

Spanjolli nuk kishte hapësirat e nevojshme në Santiago Bernabeu dhe për këtë arsye është vendosur që ai për një sezon të dërgohet në Itali.

Është pikërisht skuadra e Fiorentinës e cila arriti të sigurojë shërbimet e tij pas një interesimi prej një kohe të gjatë.

Skuadra e Firences pret ardhjen e tij gjatë ditës së premte ku edhe do të kryejë të gjitha testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here