Fabio Paratici tashmë në cilësinë e drejtorit sportiv të Tottenham Hotspur ka kthyer sytë kah ish skuadra e tij për ti rrëmbyer atyre një talent të madh.
Paratici ka nuhatur situatën tek Juventus e cila ka shprehur gatishmërinë për të lejuar largime nga skuadra.
Bëhet fjalë për talentin amerikan, Weston McKennie i cili është një dëshirë e kahmotshme e skuadrës londineze.
The Independent raporton që tashmë bisedimet kanë filluar dhe oferta prej 45 milionë eurosh që do bëj Tottenham duket e parezistueshme për Zonjën e Vjetër.