Raiola në zyrat e Biankonerëve, gati transferimi i madh!

Mino Raiola sot ka qendruar në zyrat e Juventusit në Continassa ku është diskutuar për një transferim të mundshëm.

Gjatë ditës së sotme u mbajtë edhe një takim tjetër me Jorge Mendes ku iu bë e ditur që Zonja e Vjetër nuk do lejojë largimin e tij derisa Manchester City do ti plotësojë kërkesat e saja financiare.

Zonja e Vjetër kërkon 25 milionë euro për të lënë CR7 të lirë të largohet.

Në vend të tij Raiola i ka propozuar emrin e Moise Kean që është gjithashtu një dëshirë e drejtuesve Biankonerë.

Një lajm për transferimin e tij e vërtetoi vetë agjenti i cili deklaroi që do ndihmojë skuadrën për ta sjellur atë në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here