100% punë e kryer: Lorenzo Insigne shkëmbehet me yllin e Serie A!

Me një kontratë që i skadon në vitin e ardhshëm, Napoli po ngutet çdo ditë e më shumë për të zgjidhur të ardhmen e Lorenzo Insignes para mbylljes së merkatos verore.

Kapiteni ishte në fushë në ndeshjen e parë të kampionatit mirëpo mungesa e firmës së tij ka bërë që presidenti De Laurentiis të kërkojë largimin e tij.

Tashmë një zgjidhje duket se është gjetur nga skuadra jugore dhe bëhet fjalë për një shkëmbim spektakolar.

Në stadiumin Diego Armando Maradona pritet që të vijë ylli i Lazios, Luis Alberto ndërkohë që Insigne do të transferohet në Olimpico.

Këtë lajm e konfirmoi gazetari Ilario Di Giovambattista, i cili deklaroi që askush nuk beson që kjo do të ndodhë por unë jam shumë i sigurt që ditëve të ardhshme Insigne do të përfundojë transferimin e tij tek Biancoçelestët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here