Barcelona dhe Juventusi në sezonin e ri nuk mund të llogarisin më në shërbimet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos të cilët u larguan në drejtim të PSG dhe Manchester United.
Për këtë arsye Barcelona tashmë është duke kërkuar një tjetër emër të madh për sulmin e saj, gjë që e ka gjetur pikërisht tek Juventus.
Bëhet fjalë për Paulo Dybalan i cili akoma nuk ka rinovuar me Zonjën e Vjetër, situatë të cilën është duke e ndjekur nga afër Barcelona.
Fichajes.net raporton që katalanasit po planifikojnë transferimin e argjentinasit i cili ka një kontratë që i skadon në vitin 2022.
Ndërkohë që negociatat mes futbollistit dhe klubit vazhdojnë por akoma deri më tani nuk është arritur një marrëveshje për të rinovuar tash e sa muaj.