Spektakli në fund të merkatos: Eden Hazard në Serie A!

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në fund të merkatos verore.

Cristiano Ronaldo tashmë u largua nga Italia në një rikthim surprizë tek ish skuadra e tij, Manchester United.

Pikërisht zëvëndësimi i tij pritet që të jetë ylli i Real Madrid, Eden Hazard.

Belgu tek Real Madrid u transferua para dy vitesh për një shifër prej 115 milionë eurosh nga skuadra e Chelseas mirëpo që atëherë nuk arriti të tregojë kualitetin dhe formën që kishte në Londër.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Florentino Perez ka vendosur ta lërë atë të transferohet në drejtim të Torinos ku ka mbetur të negociohet vetëm çmimi i këtij transferi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here