Manor Solomon për 20 milionë euro tek gjiganti italian!

Ylli i skuadrës ukrainase të Shakhtar Donetsk, Manor Solomon pritet të largohet nga Ukraina gjatë ditëve të fundit të merkatos verore.

Kjo për faktin që në drejtim të tyre ka ardhur një ofertë e parezistueshme prej 20 milionë eurosh, raporton Sky Sports në Itali.

Bëhet fjalë për skuadrën e Atalantas e cila ka gati një ofertë të tillë edhe pse pala tjetër ka kërkuar rreth 30 milionë për ta lënë të lirë anësorin që të largohet.

Por dëshira e futbollistit për tu larguar pritet të ketë ndikim të madh tek drejtuesit e skuadrës të cilët mund të ulin kërkesën e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here