Periudha pas Ronaldos: Dy goditje urgjente nga Allegri!

Do të jenë këto ditë të vështira për drejtuesit e Juventusit pas largimit të Cristiano Ronaldos derisa të gjejnë pasuesin e duhur të portugezit.

Mirëpo tashmë plani është gati dhe Massimiliano Allegri nuk e ka ndërmend që të humbasë kohë.

Largimi i portugezit ka pasur edhe të mirat e tij për shkak se Zonja e Vjetër ka hequr një barrë të madhe financiare shkaku i pagës së tij prej më shumë se 30 milionë eurosh në sezon.

Moise Kean pritet që të transferohet menjëherë në Torino por ky nuk do të jetë emri i vetëm për Zonjën e Vjetër.

Tuttosport raporton që Juventus është hedhur në sulm edhe për mesfushorin e Monacos, Aurelian Tchouameni, një nxënës i Massimiliano Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here