Pas disa transferimeve të bujshme skuadra e Milanit nuk e ka ndërmend që të ndalet dhe tashmë ka gati një tjetër transferim në ditët e fundit të kësaj merkatoje verore.
Paolo Maldini tashmë po shikon të ardhmen e klubit dhe ka gati një emër që premton shumë për vitet e ardhshme.
Bëhet fjalë për talentin e skuadrës së Parmas, Chaka Traore i cili nuk dëshiron që të zhvillojë një sezon në Serie B.
Talenti nga Bregu i Fildishtë sezonin e kaluar e kishte zhvilluar ndeshjen e parë në Serie A pikërisht kundër Rossonerëve.
Traore i lindur në vitin 2004 pritet që ti kushtojë kuqezinjëve më pak se 1 milionë euro, raporton kështu Tuttosport.