Loftus-Cheek tek gjiganti i Serie A!

Ruben Loftus-Cheek është një emër shumë i përmendur në Itali për shkak të interesimit të madh të shfaqur nga skuadra e Romës.

Por duket se skuadra e Jose Mourinhos do të dështojë në këtë mision për shkak se anglezi duket se ka zgjedhur një destinacion tjetër për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për një huazim një vjeçar tek skuadra e Napolit me në krye Luciano Spallettin i cili po kërkon me çdo kusht transferimin e tij.

Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve kanë bërë që një marrëveshje të jetë shumë pranë nënshkrimit mirëpo akoma nuk është e qartë nëse Napoli do të ketë të drejten e blerjes së shërbimeve të tij në fund të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here