Pranohet oferta: Milan transferon ish futbollistin e PSG!

Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milanit ka arritur që të sigurojë edhe një tjetër transferim.

Siç raportojnë mediat italiane, futbollisti më i ri i Rossonerëve do të jetë futbollisti i skuadrës së Bordeaux, Adli.

Mesfushori 21 vjeçar karierën e tij e filloi tek skuadra e Paris Saint Germain ndërsa për Bordeaux firmosi në vitin 2019 për 5.5 milionë euro.

Adli do të qëndrojë tek skuadra franceze edhe për këtë sezon në formë huazimi ndërkohë që verën e ardhshme do ti bashkohet kuqezinjëve për një shifër prej 10 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here