Sarri nuk hoqi dorë, Lazio transferon yllin e Juventusit!

Orët e fundit të merkatos po sjellin zhvillime dramatike në Serie A, sidomos tek skuadra e Juventusit.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos tashmë Zonja e Vjetër ndodhet në rrezik për të humbur edhe një tjetër futbollist të saj, kësaj rradhe destinacioni duket se do të jetë Lazio.

Siç raporton Corriere dello Sport, Daniele Rugani është emri që Maurizio Sarri nuk po heqë dorë dhe kërkon me çdo kusht transferimin e tij.

Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe ka një vlerë në merkato rreth 8 milionë euro, shumë kjo mëse e përballueshme për skuadrën nga Olimpico.

Juventus nuk e ka kushtëzuar qëndrimin e tij dhe Lazio mund të sigurojë shërbimet e tij në qoftë se bën një ofertë të tillë gjatë orëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here