Shkodran Mustafi është shumë pranë një rikthimi në Serie A.
Mbrojtësi nga Gostivari mund të rradhitet tek skuadra e Torinos e cila ka shfaqur interesim serioz për të siguruar shërbimet e tij.
Pas sezonit të kaluar te Schalke, Mustafi është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet klubit italian – njofton Gianluca Di Marzio.
Kampioni i botës ka luajtur në Itali tek Sampdoria gjatë viteve 2012-2014 dhe më pas u transferua te Valencia. Në vitin 2016 iu bashkua Arsenalit dhe qëndroi në Emirates deri në vitin 2021.
Babai i Mustafit ndodhet në Torino për ta finalizuar marrëveshjen dhe më pas lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruaje kontratën