Shkodran Mustafi rikthehet në Serie A!

Shkodran Mustafi është shumë pranë një rikthimi në Serie A.

Mbrojtësi nga Gostivari mund të rradhitet tek skuadra e Torinos e cila ka shfaqur interesim serioz për të siguruar shërbimet e tij.

Pas sezonit të kaluar te Schalke, Mustafi është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet klubit italian – njofton Gianluca Di Marzio.

Kampioni i botës ka luajtur në Itali tek Sampdoria gjatë viteve 2012-2014 dhe më pas u transferua te Valencia. Në vitin 2016 iu bashkua Arsenalit dhe qëndroi në Emirates deri në vitin 2021.

Babai i Mustafit ndodhet në Torino për ta finalizuar marrëveshjen dhe më pas lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se ta nënshkruaje kontratën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here