Denis Suarez tek gjiganti i Serie A?!

Futbollisti i Celta Vigos dhe ishi i Barcelonës, Denis Suarez është shumë pranë një transferimi surprizë në Apenine.

27 vjeçari gjatë orëve të ardhshme mund të arrijë një marrëveshje huazimi me gjigantin italian të Milanit.

Problemi qëndron tek fakti se Rossonerët po kërkojnë huazimin e tij dhe janë të gatshëm të ofrojnë 1 milionë euro për një huazim 1 vjeçar.

Ndërkohë që galicianët e Celta Vigos janë pajtuar për huazimin e tij por me kusht që ai të shitet përfundimisht verën e ardhshme për një shifër prej 15 milionë eurosh.

Rikthimi i kuqezinjëve në Champions League ka bërë që ata të jenë përsëri një skuadër e preferuar për shumë futbollistë ku njëri ndër ta padyshim që është edhe Denis Suarez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here