Për Milanin kjo verë ka qenë njëra ndër më të sukseshmet ndoshta edhe në historinë e saj sa i përket merkatos.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë arritur të përfundojnë me sukses disa operacione që i kanë sjellur shumë komoditet teknikut Stefano Pioli.
Gjatë ditës së sotme një tjetër blerje është zyrtarizuar nga Rossonerët.
Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Parmas, Chaka Traore i cili do të transferohet në Milano orëve të ardhshme.
Kanë mbetur të kryhen vetëm kontrollet mjekësore dhe të dy palët të nënshkruajnë marrëveshjen e re.