Zyrtare: Zaccagni tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori i skuadrës së Hellas Verona, Mattia Zaccagni padyshim që ka qenë njëri nga emrat më të kërkuar në Serie A gjatë javëve të fundit, raporton Sky Italia.

Ky medium italian tashmë ka bërë të ditur që një marrëveshje është arritur për të ardhmen e tij.

Për 26 vjeçarin është arritur një marrëveshje në mes të Lazios dhe Veronas për një shifër prej 7 milionë eurosh plus 2 milionë të tjera që mund të vijnë në formë bonusesh.

Zaccagni ka bërë gjithses 145 ndeshje për Verona qysh prej kur u bashkua me ta nga skuadra e Bellaria Igea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here