Sulmuesi i skuadrës së Galatasaray, Radamel Falcao ka vendosur që të largohet nga Turqia dhe po negocion për shkëputjen e mëhershme të kontratës.
Kolumbiani ka shprehur dëshirën që karierën e tij ta vazhdojë në Serie A.
Dy skuadra nga Italian kanë shprehur interesimin për të siguruar shërbimet e tij, Venezia dhe Genova.
‘Tigri’ i famshëm gjatë karierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave të Portos, Atletico Madrid, Monaco, Chelsea, Manchester United ndërsa hapat e parë të futbollit i ka bërë tek River Plate.