Zyrtare: Një tjetër largim nga Neroazzurët!

Ditën e fundit të merkatos skuadra e Interit pritet që ta mbyllë edhe me një largim tjetër.

Neroazzurët këtë verë kanë vuajtur largime të mëdha nga skuadra e tyre për shkak të gjendjes së rënduar financiare.

Emri i fundit që do të largohet është ai i Valentino Lazaros për të cilin ishte duke u negociuar tash e disa ditë me rradhë.

Austriaku gjatë ditës së sotme është larguar nga Italia për të fluturuar në drejtim të Portugalisë ku do të bashkohet me skuadrën e Benficas.

Bëhet fjalë për një huazim një vjeçar tek ‘Shqiponjat’ të cilët mund të sigurojnë shërbimet e tij në merkaton e ardhshme verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here