Franck Ribery rikthehet në Serie A!

Merkatoja e transferimeve ka mbaruar mirëpo ata futbollistë që janë pa skuadra mund të firmosin akoma dhe Franck Ribery është i gatshëm që të bëj një gjë të tillë.

Tashmë siç raporton RMC Sport, francezi ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Hellas Verona dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Pas përfundimit të kontratës ai u stërvitë tek Bayern Munich për të qëndruar në formë dhe dëshira e tij është që të qëndrojë akoma në formë  dhe të jetë protagonist.

Një mundësi të tillë duket se do ti ofrojë Verona, për të cilën ky është një transferim shumë i rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here