Sheikët arrijnë në Serie A, kushëriri i presidentit të PSG blen skuadrën italiane!

Sheiku Amna Al-Thani, kushëriri i presidentit super të pasur të PSG, Nasser Al-Khelaiffi është gati të marrë në pronësi të tij një skuadër të Serie A.

La Repubblica ka vërtetuar lajmin që Al-Thani ka shprehur dëshirë për të blerë skuadrën e Salernitanu e cila pas 23 vitesh krijim arriti që të ngjitej në Serie A.

Pronari aktual i klubit është Claudio Lotito i cili është gjithashtu edhe president i Lazios.

Në Itali nuk lejohet që dy skuadra të kenë të njejtin pronar dhe në këtë mënyrë i është dhënë ultimatum kësaj skuadre për të gjetur një pronar të ri.

Amna Al-Thani të dielën kishte qenë prezent në tribunat e stadiumit ku ndoqi ndeshjen e Salernitanus kundër skuadrës së Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here