Ardhje surprizë: David Luiz në Serie A!

David Luiz pritet që brenda këtyre ditëve të transferohet në Apenine ku njëra ndër skuadrët më të mëdha në Itali dëshiron shërbimet e tij.

Tuttosport bëri të ditur që skuadra e Lazios ka shprehur interesim të madh për të siguruar shërbimet e brazilianit, me kërkesë të trajnerit Maurizio Sarri.

Kërkesë kjo e bërë për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyve gjatë kohës kur Sarri ishte në krye të skuadrës së Chelseas.

David Luiz ka qenë duke negociuar me skuadrën e Flamengos, por oferta e bërë tashmë nga trajneri toskan ka bërë që ai të ndërrojë menjëherë mendje dhe pritet të transferohet në Olimpico shumë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here