Inter ka dështuar rëndë në tentativën për të transferuar kapitenin e skuadrës së Napolit, Lorenzo Insigne.
Kjo për faktin që tashmë ylli i kombëtares italiane raportohet që ka arritur një marrëveshje me gjigantin europian.
Lorenzo Insigne nuk mbeti i kënaqur nga oferta 4 vjeçare me një pagë vjetore prej 6 milionë euro që Neroazzurët i ofruan atij.
Todofichajes bën të ditur që futbollisti tashmë ka arritur një marrëveshje personale me Atletico Madridin e Diego Simeones dhe do transferohet me parametra 0 gjatë verës së ardhshme.
Një vendim ky i Insignes i cili është gati për një aventurë dhe sfida të reja jashtë Italisë.