Shkëmbim spektakolar: Ruben Neves tek gjiganti italian!

Ylli i Wolves, Ruben Neves pritet që të transferohet tek gjiganti i Serie A.

Ky transferim i portugezit pritet që të konkretizohet me anë të një shkëmbimi spektakolar.

Bëhet fjalë për Aaron Ramsey të Juventusit i cili ishte në listën e largimeve për merkaton që sapo lamë pas por oferta e duhur nuk erdhi në zyrat e Biankonerëve.

Ish ylli i Arsenal tashmë po përflitet se mund të transferohet tek Wolverhampton me anë të një shkëmbimi me Ruben Neves.

Juventus është e gatshme që të ofrojë edhe 15 milionëe euro dhe shërbimet e Ramsey për të sjellur në Torino yllin e skuadrës angleze.

Paga e tij në Allianz Stadium pritet që të kapë vlerën e 4.5 milionë eurove në sezon plus edhe bonuset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here