Mourinho pa mëshirë: Largon tre futbollistë nga skuadra!

Futbollistët e Romës këtë verë kanë përjetuar ndryshime të mëdha në kuadrin e lojës.

Largimi i Edin Dzekos tek Inter ka qenë ngjarja më e zhurmshme në rradhët ‘Ujqërve’.

Tek Roma ka mbërritur Tammy Abraham nga Chelsea, gjithashtu me Romën kanë nënshkruar Rui Patricio dhe Eldor Shomurodov por edhe Pedro Rodriguez dhe Javier Pastore janë larguar nga skuadra.

Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi Jose Mourinho nuk do të ketë mëshirë për ‘rebelët’.

Tre futbollistë të skuadrës portugezi tashmë i ka dërguar ‘të ftohen’, e këta janë Stiven N’Zonzi, David Santon dhe Federico Fazio për shkak se këta 3 refuzuan largimin nga skuadra që do të mbushte sadopak arkat e skuadrës.

Për këtë arsye tashmë ata do të stërviten ndarazi dhe gjithashtu klubi do të reagojë duke i ulur ndjeshëm pagat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here