Ish përfaqësuesi i kombëtares italiane, Sebastian Giovinco (34 vjeçar) është aktualisht pa skuadër për shkak se ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Hilal.
‘Milingona atomike’ ka përfunduar përsëri në qendrën e thashethemeve të merkatos.
Siç raportojnë mediat në Apenine, ish sulmuesi i Juventusit tashmë ka rënë në radarët e skuadrës iraniane Esteghlal dhe dy skuadrave tjera nga MLS.
Negociatat po vazhdojnë mirëpo italiani raportohet se është shumë afër që të nënshkruajë me skuadrën nga Teherani.
Më herët gjatë kësaj vere Giovinco përflitej që mund të rikthehej në Serie A tek skuadra e Venezias.