Onana në Serie A por nuk bëhet fjalë për Interin!

Për portierin e Ajax, Andre Onana, një transferim në Serie A duket çdo ditë e më i mundshëm, kjo për faktin që interesimi për të sa po vjen e po rritet.

Deri më tani në garë për të ishte vetëm kampioni i Italisë, Interi por tashmë situata ka ndryshuar.

Calciomercato tashmë bën të ditur që në garë për të ka hyrë edhe një tjetër skuadër e madhe italiane dhe bëhet fjalë për Napolin.

Onana pritet të largohet nga Amsterdami gjatë muajit janar për shkak se ishte i detyruar të qëndronte për shkak të dënimit që mori për doping.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here