Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga objektivët e tyre.
Skuadra e Thomas Tuchel po synon që gjatë muajit të janarit të përforcojë repartin e mbrojtjes.
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka kohë që ka përfunduar në radarët e skuadrës londineze dhe tashmë do të tentohet transferimi i tij gjatë muajit janar, bën të ditur football.london.
Senegalezi ka më shumë se 1 vit që po kërkohet me ngulm nga kampionët e Champions League dhe tashmë janari pritet të shënojë fundin e kësaj drame.