Milan ka gati zëvëndësuesin e Calhanoglun për 20 milionë euro!

Milan akoma nuk ka gjetur zëvëndësuesin e duhur të Hakan Calhanoglu i cili u largua në drejtim të rivalëve të Interit gjatë kësaj merkatoje verore me parametra 0.

Mirëpo një zgjidhje për këtë problem do ta ofrojë skuadra e Real Madrid dhe pse jo në mënyrë të qëllimtë kuptohet.

Bëhet fjalë për Dani Ceballos, një futbollist i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Ai është plotësisht jashtë projektit të Los Merengues edhe pse ka një kontratë që skadon në vitin 2023.

Siç raporton Diariogol, ai pritet të largohet këtë janar dhe Florentino Perez do ta shesë atë për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Është kjo një mundësi e artë për Rossonerët që të sigurojnë shërbimet e një futbollisti që kanë muaj që e kërkojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here