Kessie refuzon ofertën e majme nga Milan, skuadra e ardhshme pret tek dera!

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që Franck Kessie ka refuzuar një ofertë që ka ardhur në drejtim të tij për rinovimin e kontratës me Milanin.

Bëhet fjalë për një shumë prej 6.5 milionë eurosh në sezon që mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk e pranoi.

24 vjeçari ka marrë këtë vendim për shkak të interesimit të madh që ka ardhur në drejtim të tij nga shumë skuadra europiane me në krye Paris Saint Germain.

Përveç francezëve në garë për të janë edhe dy gjigantët e Premier League, Liverpool dhe Tottenham.

Kessie për këtë arsye nuk vendosi të rinovojë menjëherë pasi sheiku Al-Khelaifi duket i vendosur për transferimin e tij dhe do ti ofrojë me shumë mundësi një pagë më të lartë sesa Rossonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here