Një fuqi e re në Serie A: Ribery nënshkruan me skuadrën që do blihet nga sheikët!

Futbollisti i famshëm francez Franck Ribery këtë verë ka qenë një futbollist i lirë pas skadimit të kontratës që kishte me Fiorentinën.

Emri i tij u lidhë me shumë skuadra të njohura në Itali dhe tashmë njëra ndër to është pranë firmës me të.

Sulmuesi anësor i cili ka arritur moshën 39 vjeçare është shumë pranë zyrtarizimit të një marrëveshje me skuadrën e Salernitanos e cila këtë sezon bën pjesë në Serie A.

Skuadrën italiane pritet që shumë shpejt ta marrë në pronësi kusheriri i presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi, Amna Al-Tani.

Francezit i është ofruar një kontratë një vjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh, ofertë të cilën francezi me shumë mundësi që do ta pranojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here