Sven Botman në Serie A!

Tashmë nuk do të ketë këmbëngulje as nga skuadra e Lille për të mbajtur në skuadër qendërmbrojtësin e tyre, Sven Botman.

Mbrojtësi ka qenë shumë i pëlqyer në Itali nga skuadra si Milan, Atalanta dhe Interi.

Sven Botman ishte njëri ndër futbollistët kryesorë që Lille triumfoi në Ligue 1 gjatë sezonit të kaluar duke lënë pas edhe Paris Saint Germain.

The Athletic bën të ditur që skuadra franceze tashmë ka vendosur ta nxjerrë atë në shitje për një shumë prej 40 milionë eurosh, por në Itali një shumë të tillë vështirë se mund ta ofrojë ndonjë skuadër.

Gjigantët italianë kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar deri në 30 milionë dhe negociatat mes palëve mund të bëjnë që çmimi i tij të ulet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here